ofWhite Architects

Fatjon Bardho · arkitekt · ofWhite Architects · 2026

Një apartament blihet një herë. Gabimet jetojnë me ju 30 vjet.

Nga plani, çdo apartament duket i mirë. Por lartësia e tavanit, drita, një kolonë në mes të dhomës ose sipërfaqja “bruto” nuk shihen në broshurën e shitjes. Ky checklist ju tregon çfarë shikon një arkitekt, që ta vendosni me sy të hapur.

Dokumentet & zhvilluesi

Para planimetrisë, verifikoni letrat. Një apartament i bukur pa dokumente të rregullta është rrezik.

Sipërfaqja & çmimi

E njëjta “100 m²” mund të jetë shumë e ndryshme. Pyesni gjithmonë çfarë matet.

Drita & orientimi

Drita natyrale nuk blihet më vonë. Një dhomë në veri mbetet në veri përgjithmonë.

Sa më afër pallati përballë, aq më pak dritë dhe privatësi. Kontrolloni edhe truallin bosh përballë: sot ka pamje, nesër mund të ketë një pallat 12-katësh.

Planimetria

Syri i arkitektit: këto detaje nuk i vëren askush në zyrën e shitjes.

Krevat 160 cm + kalim 60 cm në secilën anë + dollap 60 cm i thellë.

Instalimet & teknika

Ato që nuk shihen, por i ndjeni çdo ditë: ujë, ngrohje, zhurmë, faturë energjie.

Para se të firmosni

Hapat e fundit që ju shpëtojnë nga surprizat.

Rezultati juaj

Numërohen kutitë e shënuara në të 6 seksionet, gjithsej 35.

Këshilla e arkitektit

Për kontratën konsultohuni edhe me noterin ose një jurist. Ky checklist është orientues dhe nuk zëvendëson këshillën ligjore.

Pyetja që kursen para

“A mund ta shoh specifikimin teknik të dritareve dhe të izolimit të fasadës?” Nëse zhvilluesi nuk e ka, kjo është përgjigja.

ofWhite Architects

Studio arkitekture dhe interior design në Tiranë që nga 2010.

Versioni interaktiv në faqe →Na kontaktoniWhatsApp