ofWhite Architects

Fatjon Bardho · arkitekt · ofWhite Architects · 2026

Kuzhina funksionale: trekëndëshi i gatimit dhe distancat që duhen ditur

Përgjigjja e shkurtër: lavamani, pianura dhe frigoriferi duhet të formojnë një trekëndësh me brinjë 1,2 deri në 2,7 m dhe jo më shumë se 7,9 m gjithsej. Korridori para banakut do të paktën 105 cm. Pjesa tjetër janë centimetra banaku rreth çdo pajisjeje, dhe ato vendosin nëse kuzhina punon apo lodh.

Trekëndëshi i gatimit

Matni tri distancat në kuzhinën tuaj, nga mesi i secilës pajisje, dhe vendosini këtu:

Dy rregulla që nuk maten me numra: asnjë rrugë kalimi të mos e presë trekëndëshin, dhe ishulli të mos hyjë në të më shumë se 30 cm.

Pesë format e kuzhinës

Forma e dhomës vendos formën e kuzhinës. Ja ku bie trekëndëshi në secilën:

Korridori: sa vend duhet për të lëvizur

Matet nga buza e banakut deri te buza përballë. Lëvizni gjerësinë:

Katrori me vija është dera e furrës ose e pjatalarëses kur hapet. Rrethi është një person.

Distancat rreth pajisjeve

Çdo pajisje do një copë banak pranë, ku lëshohet ajo që mban dora:

Lartësia e banakut zgjidhet sipas gjatësisë së atij që gatuan më shpesh. Bërryli duhet të jetë 10–15 cm mbi banak.

Shtatë gabimet më të shpeshta

  1. Frigoriferi në fund të kuzhinësKush do një gotë ujë kalon mes atij që gatuan. Vendoseni pranë hyrjes.
  2. Pianura ngjitur me lavamaninPa banak mes tyre nuk ka ku të priten perimet dhe uji spërkat vajin e nxehtë.
  3. Pjatalarësja larg lavamanitPjatat pikojnë gjatë rrugës. Duhet ngjitur me lavamanin.
  4. Asnjë banak pranë furrësTava e nxehtë duhet lëshuar diku brenda një hapi.
  5. Dyer që përplasenFrigoriferi, furra dhe pjatalarësja hapen njëkohësisht. Provojini në plan me dyert e hapura.
  6. Prizat harrohenKafetiera, mikseri dhe tosteri duan priza mbi banak, jo zgjatues.
  7. Dritë vetëm nga tavaniTrupi juaj bën hije mbi banak. Vendosni dritë poshtë pensileve.

Pyetje të shpeshta

Çfarë është trekëndëshi i gatimit?

Rruga midis tri pikave ku punohet më shumë: lavamanit, pianurës dhe frigoriferit. Matet nga mesi i pjesës së përparme të secilës.

Sa duhet të jetë trekëndëshi?

Çdo brinjë midis 1,2 dhe 2,7 m, dhe të tria bashkë jo më shumë se 7,9 m.

Po kuzhina ime është një mur i vetëm?

Atëherë nuk ka trekëndësh, por radha mbetet: frigorifer, lavaman, zonë përgatitjeje, pianurë. Kështu ushqimi ecën në një drejtim.

Këshilla e arkitektit

Para se të porosisni kuzhinën, shënojeni me shirit në dysheme dhe gatuani një darkë në mendje: nga frigoriferi te lavamani, te banaku, te pianura, te tavolina.

ofWhite Architects

Studio arkitekture dhe interior design në Tiranë që nga 2010.

Versioni interaktiv në faqe →Na kontaktoniWhatsApp