Fatjon Bardho · arkitekt · ofWhite Architects · 2026
Si të kompozoni dhomën e ndenjes: televizori, divani, kolltukët dhe drita
Përgjigjja e shkurtër: uluni 1,2 deri në 1,6 herë diagonalen e ekranit larg televizorit, me qendrën e tij në lartësinë e syve. Mbajeni tavolinën 40–45 cm nga divani dhe kalimet 75–90 cm. Vendoseni televizorin në murin anash dritares, kurrë përballë saj. Dhe afrojini mobiljet me njëra-tjetrën, jo me muret.
Katër vendime para se të blini divanin
- Zgjidhni një pikë qendroreTelevizori, oxhaku ose pamja nga dritarja. Një dhomë me tri qendra nuk ka asnjë: divani kthehet nga njëra dhe të tjerat i binden.
- Vizatoni rrugën e kalimitNga dera te ballkoni dhe te kuzhina. Kjo rrugë kalon anash zonës së ndenjes, jo mes divanit dhe televizorit.
- Divani së pari, të tjerat pas tijDivani është copa më e madhe dhe vendos gjithçka: ku rri tavolina, ku kthehen kolltukët, ku mbaron qilimi.
- Lërini mobiljet të marrin frymëEdhe 10 cm mes divanit dhe murit e bëjnë dhomën të duket më e madhe. Mobiljet e ngjitura pas mureve lënë një boshllëk në mes.
Sa larg duhet të jetë televizori
Largësia e duhur varet nga madhësia e ekranit: ai duhet të mbushë 30° deri në 40° të pamjes suaj. Vendosni ekranin dhe largësinë tuaj:
Brezi i errët është zona ideale për këtë ekran. 40° është pamja e kinemasë, 30° pamja e qetë e përditshme. Matni nga vendi ku rrinë sytë, jo nga shpina e divanit.
- Qendra e ekranit100–110 cm nga dyshemeja, në lartësinë e syve kur jeni ulur
- Buza e poshtme e një 55″rreth 65–75 cm
- Lartësia e mobilies nën televizor40–55 cm
- Gjerësia e mobiliestë paktën 20 cm më e gjerë se ekrani në çdo anë
- Këndi anash, nga vendi më i largëtderi në 30° nga aksi i ekranit
Katër kompozime që funksionojnë
Zgjidhni njërin për të parë kur i shkon dhomës:
Për dhoma mesatare, nga 3,8 × 4,5 m. Kolltukët kthehen pak drejt televizorit dhe mbyllin rrethin e bisedës. Kompozimi më i ekuilibruar.
Vija e trashë sipër është televizori, vija me pika është qilimi.
- Divani nga tavolina e mesit40–45 cm
- Kalimi kryesor mes mobiljeve75–90 cm; në dhoma të vogla të paktën 60 cm
- Largësia mes dy vendeve që bisedojnë1–2,4 m; mbi 3 m njerëzit ngrenë zërin
- Dy divanë përballë120–150 cm nga njëri-tjetri
- Divani nga muri8–12 cm, ose 45 cm kur ka kalim pas tij
- Lartësia e tavolinës së mesitsa ulësja e divanit, me deri në 10 cm ndryshim
- Gjatësia e tavolinës së mesitgjysma deri në dy të tretat e divanit
- Tavolina anësorenë lartësinë e krahut të divanit
- Qilimi15–20 cm më i gjerë se divani në çdo anë; këmbët e para të mobiljeve mbi të
Provoni dhomën tuaj
Vendosni gjerësinë dhe gjatësinë e ndenjes dhe shihni çfarë divani, çfarë kompozimi dhe çfarë ekrani i shkon:
Vlerësim i përafërt: divani në murin e gjatë, televizori përballë, dritarja në murin e shkurtër. Dyert, kolonat dhe kuzhina e hapur e ndryshojnë përgjigjen.
Drita natyrale: ku rri televizori ndaj dritares
E njëjta dhomë, tri vende për televizorin. Provojini:
✓ Më e mira. Drita bie paralel me ekranin: nuk reflektohet mbi të dhe nuk ju bie në sy. Divani merr dritë nga krahu.
Dritarja është në murin e majtë. Vijat e holla janë drita që hyn.
- Kolltuku i leximit pranë dritaresMe dritën që vjen nga krahu ose mbi sup, jo përballë.
- Dy shtresa perdeshNjë e hollë që zbut dritën gjatë ditës dhe një e trashë për mbrëmjen dhe për filmat.
- Mos e mbyllni dritaren me mobiljeShpina e divanit nën dritare shkon kur parapeti është mbi 85 cm. Mobiljet e larta rrinë në muret pa dritare.
- Dielli i perëndimitPasdite hyn i ulët dhe arrin deri në fund të dhomës. Aty mos vendosni as ekranin, as lëkurën, as drurin e errët.
- Pasqyra përballë dritaresE çon dritën më thellë në dhomë. Por jo përballë televizorit.
Tetë gabimet më të shpeshta
- Të gjitha mobiljet pas mureveMesi mbetet bosh dhe njerëzit ulen larg njëri-tjetrit. Afrojini rreth qilimit.
- Televizori shumë lartMbi oxhak ose në lartësinë e një pikture, qafa lodhet pas gjysmë ore. Qendra e ekranit rri në lartësinë e syve.
- Ekran i vogël për largësinëNga 3,5 m, një 43″ mbush vetëm 15° të pamjes. Ose afroni divanin, ose rritni ekranin.
- Tavolina e mesit largMbi 50 cm nuk e arrini gotën pa u ngritur. 40–45 cm është largësia e duhur.
- Qilim i vogëlNjë qilim që noton në mes, pa prekur asnjë mobilie, e zvogëlon dhomën. Këmbët e para të divanit rrinë mbi të.
- Kalimi mes divanit dhe ekranitKush shkon në ballkon kalon para filmit. Zhvendoseni zonën e ndenjes ose rrugën.
- Divan tepër i madhNjë divan L që zë dy mure nuk lë vend për asgjë tjetër. Lini të paktën 75 cm kalim në njërën anë.
- Vetëm një dritë në tavanNë mbrëmje ndenja do dritë të ulët: një abazhur pranë divanit dhe një dritë e butë pas televizorit.
Pyetje të shpeshta
Sa larg duhet të jetë televizori nga divani?
Nga 1,2 deri në 1,6 herë diagonalja e ekranit. Për një 55″ kjo është 1,7–2,2 m; për një 65″, 2–2,7 m; për një 75″, 2,3–3 m.
Sa lart vendoset televizori?
Me qendrën e ekranit 100–110 cm nga dyshemeja, në lartësinë e syve kur jeni ulur në divan.
Sa vend lihet mes divanit dhe tavolinës së mesit?
40–45 cm: mjaftueshëm për këmbët, dhe aq afër sa të arrini gotën pa u ngritur.
Ku vendoset televizori në raport me dritaren?
Në murin anash dritares. Përballë dritares ekrani pasqyron dritën; para dritares ju bie drita në sy.
A mund ta vendos divanin në mes të dhomës?
Po, në dhoma mbi 4,5 m të thella dhe në hapësira të hapura me kuzhinën. Pas divanit lihen të paktën 75 cm kalim.
Para se të blini, prisni gazeta në përmasat e divanit, të tavolinës dhe të kolltukëve dhe shtrojini në dysheme. Ecni mes tyre një ditë të tërë. Çfarë ju pengon në letër do t'ju pengojë edhe në mobilie.
ofWhite Architects
Studio arkitekture dhe interior design në Tiranë që nga 2010.
Versioni interaktiv në faqe →Na kontaktoniWhatsApp