Fatjon Bardho · arkitekt · ofWhite Architects · 2026
Konsulencë online me arkitektin: si të përgatiteni
Përgjigjja e shkurtër: një takim me video vlen aq sa materialet që dërgoni përpara. Me planimetrinë me përmasa, foto, një video dhe buxhetin në dorë, arkitekti e kalon takimin duke ju dhënë përgjigje, jo duke ju bërë pyetje.
Kur ka kuptim
- Jetoni jashtë ShqipërisëDoni të ndërtoni, të blini ose të rinovoni këtu dhe nuk vini dot për çdo takim.
- Doni një mendim të dytëKeni një projekt, një planimetri ose një ofertë dhe doni ta shohë një sy tjetër para se të firmosni.
- Jeni para një blerjejeNjë truall ose një apartament: çfarë mund të bëhet aty dhe çfarë jo.
Çfarë të keni gati
Shënoni çfarë keni përgatitur:
Filloni nga planimetria me përmasa.
Si ta matni vetë një dhomë
Një metër, një letër dhe dhjetë minuta për dhomë. Shkruani çdo masë në centimetra:
- Gjatësia dhe gjerësia, nga muri në mur, të matura afër dyshemesë.
- Lartësia nga dyshemeja në tavan, dhe deri te trau nëse ka.
- Çdo dritare: gjerësia, lartësia dhe sa lart nga dyshemeja fillon.
- Çdo derë: gjerësia dhe nga cila anë hapet.
- Kolonat dhe daljet në mur, me përmasat e tyre.
- Ku janë shkarkimet, radiatorët, kondicionerët dhe paneli elektrik.
Si zhvillohet
Materialet dërgohen përpara, që takimi të fillojë nga përgjigjet. Hapi i radhës mund të jetë një projekt, një vizitë në vend, ose asgjë: ndonjëherë përgjigjja është të mos e blini.
Çfarë merrni dhe çfarë jo
| Mendimi | Një vlerësim profesional i planimetrisë, projektit ose pronës suaj | Një projekt për leje ndërtimi |
|---|---|---|
| Zgjidhjet | Drejtime dhe variante për t'i menduar | Vizatime zbatimi me detaje |
| Kostot | Një rend madhësie për buxhetin | Një preventiv me sasi dhe çmime |
| Pas takimit | Një përmbledhje me shkrim dhe hapat e radhës | Matje dhe verifikim në vend |
Pyetje të shpeshta
Çfarë më duhet për një konsulencë online?
Planimetria me përmasa, foto dhe një video e hapësirës, buxheti i përafërt dhe lista e asaj që doni. Sa më shumë të dërgoni përpara, aq më shumë përgjigje merrni gjatë takimit.
A mund të projektohet një shtëpi vetëm online?
Projektimi po, me takime me video në çdo fazë. Rilevimi i truallit, matjet në vend dhe kantieri kërkojnë praninë e dikujt aty.
Nuk kam planimetri. Çfarë bëj?
Vizatoni një skicë me dorë dhe shkruani masat sipas figurës më lart. Nuk ka nevojë të jetë e bukur, vetëm e saktë.
Shkruani tri pyetjet që doni patjetër t'u merrni përgjigje dhe dërgojini bashkë me materialet. Takimi ndërtohet rreth tyre.
ofWhite Architects
Studio arkitekture dhe interior design në Tiranë që nga 2010.
Versioni interaktiv në faqe →Na kontaktoniWhatsApp