Fatjon Bardho · arkitekt · ofWhite Architects · 2026
Si të lexoni një planimetri para se të firmosni
Planimetria është apartamenti i parë nga lart, i prerë rreth një metër mbi dysheme. Gjithçka që do t'ju pengojë për 30 vjet është aty: kolona, korridori, dera që përplaset. Duhen pesë minuta për t'i gjetur, po të dini ku të shikoni.
Një planimetri, nëntë gjëra për të parë
Ky është një apartament 2+1 shembull. Prekni numrat:
Simbolet
Tetë shenja mjaftojnë për të lexuar pothuajse çdo planimetri apartamenti:
Shkalla: sa është vërtet
Matni me vizore në letër dhe kthejeni në metra:
Te shkalla 1:100, një centimetër në letër është një metër në apartament.
Testi i krevatit
Dhoma e gjumit duket e madhe derisa t'i vendosni krevatin. Lëvizni gjerësinë e dhomës:
Përmasa orientuese për të provuar mobilimin në planimetri.
- Krevat dopio160 × 200 cm
- Kalim anash krevatit60 cm
- Dollap60 cm i thellë
- Divan 3-vendëshrreth 220 × 95 cm
- Tavolinë për 6 vetarreth 160 × 90 cm, plus 75 cm përreth
- Banak kuzhine60 cm i thellë, 90–120 cm kalim përpara
Shtatë gjërat që shikon një arkitekt
Në këtë radhë, me planimetrinë përpara:
- Ku është veriuGjeni shigjetën. Dhoma e ndenjes nga jugu ose lindja; veriu i takon banjës, depos dhe kuzhinës.
- Ku bien kolonatKërkoni katrorët e mbushur. Një kolonë në mes të sallonit ose te koka e krevatit mbetet aty përgjithmonë.
- Sa korridor po bliniMblidhni m² e korridoreve dhe të hollit. Paguhen njësoj si salloni.
- Nga hapen dyertDy dyer që përplasen ose një derë që mbulon dollapin janë gabime që mbeten.
- A hyjnë mobilietVizatoni krevatin, dollapin, divanin dhe tavolinën me përmasat e vërteta, në të njëjtën shkallë.
- Ku janë banjot dhe kuzhinaAty kalojnë shkarkimet. Këto dhoma nuk zhvendosen lehtë, ndaj duhet t'ju pëlqejnë aty ku janë.
- Sa i thellë është ballkoniNën 1.5 m përdoret pak. Pyesni edhe si llogaritet në çmim.
Pyetje të shpeshta
Çfarë shkalle ka zakonisht një planimetri?
Zakonisht 1:100 ose 1:50. Shkalla shkruhet në një cep të fletës. Kujdes: një planimetri e printuar nga telefoni ose e zmadhuar nuk është më në shkallë.
Çfarë mund të ndryshoj pas blerjes?
Muret ndarëse zakonisht po. Kolonat, trarët, muret mbajtëse dhe shkarkimet vertikale jo.
Planimetria e broshurës është e njëjta me atë të lejes?
Jo gjithmonë. Kërkoni planimetrinë nga projekti i miratuar dhe bëjeni aneks të kontratës.
Shkoni në kantier me planimetrinë në dorë dhe gjeni kolonat. Ajo që në letër është një katror i vogël, në dhomë është 40 centimetra beton.
ofWhite Architects
Studio arkitekture dhe interior design në Tiranë që nga 2010.
Versioni interaktiv në faqe →Na kontaktoniWhatsApp