Fatjon Bardho · arkitekt · ofWhite Architects · 2026
Sa kushton renovimi i një apartamenti në Tiranë?
Përgjigjja e shkurtër: nga 200 deri në 500 € për m², dhe më shumë kur finiturat janë premium. Për një apartament 80 m² kjo do të thotë afërsisht 16.000 deri në 40.000 €. Më poshtë e llogaritni për sipërfaqen tuaj dhe shihni çfarë e lëviz çmimin.
Llogariteni për apartamentin tuaj
Shifrat janë orientuese për tregun e Tiranës në 2026. Nuk përfshijnë mobiliet e lëvizshme dhe pajisjet elektroshtëpiake.
Tri nivelet e renovimit
Fjala “renovim” mbulon punë shumë të ndryshme. Para se të krahasoni oferta, sigurohuni që flasin për të njëjtin nivel.
Çfarë e lëviz çmimin
Dy apartamente me të njëjtën sipërfaqe mund të kushtojnë dyfish njëri-tjetrit. Gjashtë gjërat që e vendosin:
- Gjendja e instalimeveTubat dhe kabllot e vjetra nuk shihen, por ndërrimi i tyre është diferenca midis renovimit kozmetik dhe atij të plotë.
- Banjot dhe kuzhinaJanë ambientet më të shtrenjta për m²: aty mblidhen hidraulika, elektrika, pllakat dhe pajisjet.
- Ndryshimi i planimetrisëHeqja e një muri ndarës kushton pak. Zhvendosja e banjës ose e kuzhinës kushton shumë, sepse lëvizin shkarkimet.
- DritaretNdërrimi i tyre rrit koston, por ul faturën e energjisë dhe zhurmën për vite me radhë.
- Kati dhe aksesiPa ashensor ose me hyrje të ngushtë, ngjitja e materialeve dhe heqja e mbetjeve kërkojnë më shumë punë.
- FinituratDy pllaka që duken njësoj në foto mund të kenë çmime shumë të ndryshme. Këtu vendoset buxheti.
Kostot që harrohen
Çmimi për m² mbulon punimet. Këto zakonisht mbeten jashtë:
- Projekti dhe supervizimiNjë projekt i qartë kushton pak në raport me gabimet që shmang.
- Mobiliet dhe pajisjetDivani, krevatet, frigoriferi dhe furra zakonisht nuk janë brenda çmimit për m².
- Heqja e mbetjevePyesni nëse prishjet dhe transporti i inerteve janë në preventiv.
- Banimi gjatë punimeveNjë renovim i plotë nuk bëhet me familjen brenda. Llogaritni qiranë për ato muaj.
- RezervaMbani mënjanë 10–15% për të papriturat që dalin kur hapen muret.
I vjetër me renovim, apo i ri?
Një apartament më i vjetër duket më i lirë për m², por duhet shtuar renovimi. Krahasoni buxhetin total, jo çmimin e shpalljes. Vendosni çmimet e zonës suaj:
Të dy dalin pothuajse njësoj. Vendosin cilësia e pallatit dhe e renovimit.
Llogaritet me sipërfaqen dhe nivelin që zgjodhët më lart. Pjesa me vija tregon diferencën midis renovimit më të lirë dhe më të shtrenjtë të atij niveli.
Si ta ulni koston pa prishur rezultatin
- Vendosni planimetrinë para se të prishniÇdo ndryshim në mes të punimeve paguhet dy herë.
- Lërini banjot dhe kuzhinën aty ku janëShkarkimet janë pjesa më e shtrenjtë për t'u lëvizur.
- Shpenzoni te ato që nuk ndërrohen mëInstalimet, dritaret dhe hidroizolimi. Kurseni te ato që ndërrohen lehtë: ndriçuesit, perdet, mobiliet.
- Merrni 2–3 oferta mbi të njëjtin projektPa projekt, secila firmë çmon diçka tjetër.
- Zgjidhni materialet para se të nisë punaPritja për një pllakë që mungon e mban kantierin hapur.
Pyetje të shpeshta
Sa kushton renovimi i një apartamenti 2+1?
Për rreth 80 m², afërsisht 16.000–24.000 € në nivel kozmetik dhe 32.000–40.000 € për renovim të plotë.
A përfshihen mobiliet në çmimin për m²?
Zakonisht jo. Çmimi mbulon punimet dhe finiturat; mobiliet e lëvizshme dhe pajisjet elektroshtëpiake llogariten veç.
Sa zgjat një renovim?
Një renovim kozmetik matet me javë, një i plotë me muaj. Afati i saktë del nga projekti dhe preventivi.
Kërkoni preventiv me zëra, jo një shifër të vetme. Vetëm kështu krahasohen dy oferta.
ofWhite Architects
Studio arkitekture dhe interior design në Tiranë që nga 2010.
Versioni interaktiv në faqe →Na kontaktoniWhatsApp