Fatjon Bardho · arkitekt · ofWhite Architects · 2026
Sa kushton projektimi i një vile? Çfarë përfshin oferta
Përgjigjja e shkurtër: projekti kushton një pjesë të vogël të ndërtimit, por vendos si shpenzohet e gjithë pjesa tjetër. Dy oferta me të njëjtin çmim për m² mund të përfshijnë gjëra krejt të ndryshme. Krahasoni çfarë dorëzohet, jo vetëm shifrën.
Tri mënyrat si llogaritet tarifa
- Çmim për m²Më e zakonshmja për vilat. E lehtë për t'u krahasuar, por vetëm kur ofertat përfshijnë të njëjtat faza.
- Përqindje e kostos së ndërtimitPërdoret në projekte të mëdha dhe në punët publike, ku tarifat i cakton një manual shtetëror. Tarifa rritet bashkë me buxhetin.
- Shumë fikse për fazëPaguani kur mbyllet secila fazë: ideja, leja, zbatimi. E qartë për të dyja palët.
Sa është projekti kundrejt ndërtimit
Vendosni sipërfaqen, çmimin nga oferta juaj dhe koston e ndërtimit për m²:
Shifrat i vendosni ju: kjo nuk është listë çmimesh. Kostot e ndërtimit për m² i gjeni te artikulli për vilën.
Çfarë përfshin oferta juaj
Shënoni çfarë është e shkruar në ofertën që keni në dorë:
Shënoni çfarë përfshin oferta. Me kaq pak, çmimi për m² nuk thotë shumë.
Shtatë pyetje para se të firmosni
- Kush i bën projektet inxhinierike?Brenda studios apo të nënkontraktuara, dhe kush mban përgjegjësi për koordinimin.
- Çfarë dorëzohet në fund të çdo faze?Kërkoni listën e vizatimeve, jo vetëm emrin e fazës.
- Si paguhet?Me faza, pas dorëzimit të secilës. Shmangni pagesën e plotë në fillim.
- Sa zgjat secila fazë?Afatet shkruhen në kontratë, bashkë me atë që ndodh kur vonon njëra palë.
- Çfarë nuk përfshihet?Rilevimi topografik, studimi gjeologjik, taksat e lejes. Kërkojini të shkruara.
- Kujt i përkasin skedarët?Nëse merrni vetëm PDF apo edhe skedarët e punës.
- Kush është në kantier?Arkitekti që projektoi, apo dikush tjetër. Dhe sa shpesh.
Pyetje të shpeshta
Sa për qind e ndërtimit është projekti?
Varet nga çfarë përfshin. Vendosni çmimin e ofertës suaj në llogaritësin më lart dhe krahasojeni me koston e ndërtimit.
Pse dy oferta ndryshojnë kaq shumë?
Sepse rrallë përfshijnë të njëjtat gjëra. Njëra mund të jetë vetëm arkitektura për leje, tjetra edhe inxhinieritë, zbatimi dhe kantieri.
A mund të ndërtoj vetëm me projektin e lejes?
Ligjërisht po, por projekti i lejes tregon çfarë ndërtohet, jo si. Detajet që mungojnë vendosen në kantier, me kosto.
Oferta më e lirë është shpesh ajo që përfshin më pak. Pjesa që mungon nuk zhduket: paguhet më vonë, në kantier.
ofWhite Architects
Studio arkitekture dhe interior design në Tiranë që nga 2010.
Versioni interaktiv në faqe →Na kontaktoniWhatsApp