ofWhite Architects

Fatjon Bardho · arkitekt · ofWhite Architects · 2026

Renovimi i apartamentit: 7 vendime që s'kthehen pas

Përgjigjja e shkurtër: boja, mobiljet dhe ndriçuesit ndryshohen kur të doni. Muret, tubat, kabllot, dyshemeja, dyert dhe tavani jo. Këto shtatë vendosen në letër, para se të vijë mjeshtri, sepse pas suvasë çdo ndryshim do të thotë të prishësh punë të paguar.

Shtatë vendimet

Shënoni ato që i keni vendosur tashmë:

Ende herët për të prishur. Vendosini në letër një nga një.

Radha e punimeve

Secili hap mbyll atë para tij. Prandaj vendimet merren në fillim:

Çfarë vendoset tani dhe çfarë mund të presë

MuretPozicioni i mureve dhe i dyerveNgjyra e bojës
UjiVendi i lavamanit, WC-së, dushit, lavatriçesRubinetat dhe aksesorët
RrymaNumri dhe vendi i prizave dhe pikave të dritësNdriçuesit dekorativë dhe llambat
DyshemejaLloji dhe niveli i dyshemesëQilimat
MobiljetKuzhina dhe dollapët e muritDivani, tavolina, karriget

Pyetje të shpeshta

Sa kohë përpara duhet të vendos?

Para se të fillojnë prishjet. Çdo vendim që merret me mjeshtrin në derë kushton më shumë dhe del më keq.

A mund ta zhvendos banjën në anën tjetër të apartamentit?

Rrallë pa pasoja. Shkarkimi do pjerrësi deri te kolona vertikale, dhe kjo do të thotë dysheme më të lartë ose tavan më të ulët te fqinji poshtë.

A duhet projekt për një renovim?

Për të lyer, jo. Për të zhvendosur mure, banja ose instalime, po: një plan mobilimi, një plan elektrik dhe një hidraulik kursejnë më shumë se sa kushtojnë.

Këshilla e arkitektit

Shpenzoni te ajo që nuk ndryshohet: instalimet, dyshemeja, dritaret. Kurseni te ajo që ndërrohet lehtë.

ofWhite Architects

Studio arkitekture dhe interior design në Tiranë që nga 2010.

Versioni interaktiv në faqe →Na kontaktoniWhatsApp