ofWhite Architects

Fatjon Bardho · arkitekt · ofWhite Architects · 2026

Sa kushton ndërtimi i një vile në Shqipëri?

Përgjigjja e shkurtër: një shtëpi standarde kushton 400–700 € për m², dhe 800–1.000 € e më shumë me finitura të larta. Një vilë 200 m² del 80.000–140.000 € në nivel standard, pa truallin. Më poshtë e llogaritni bashkë me truallin dhe shihni çfarë mbetet jashtë kësaj shifre.

Llogariteni: ndërtimi dhe trualli

Shifrat janë orientuese për vitin 2026. Nuk përfshijnë projektin, taksat, punimet e jashtme dhe mobiliet.

Dy nivelet e ndërtimit

Çmimi për m² ka kuptim vetëm kur dihet çfarë përfshin. Kërkojeni gjithmonë me specifikim.

Çfarë e lëviz çmimin

Gjashtë gjëra që vendosen para se të hidhet betoni i parë:

  1. Pjerrësia e truallitTrualli me pamje zakonisht është i pjerrët. Gërmimi, muret mbajtëse dhe themelet me shkallëzim e rritin koston para se të dalë kati i parë.
  2. Themelet dhe strukturaLloji i tokës vendos themelin. Konsolet e gjata dhe hapësirat pa kolona kërkojnë më shumë hekur dhe beton.
  3. Forma e ndërtesësNjë volum kompakt kushton më pak se një plan me shumë kthesa, tarraca dhe nivele, për të njëjtën sipërfaqe.
  4. Materialet dhe finituratDritaret, fasada dhe dyshemetë janë zërat ku i njëjti projekt mund të dalë me dy buxhete shumë të ndryshme.
  5. VendndodhjaNë zonat e largëta puna kushton më pak. Në zonat turistike si Riviera kushton më shumë, sidomos me materiale të importuara.
  6. Lidhjet me infrastrukturënRruga, uji, energjia dhe kanalizimi. Kur trualli nuk i ka te dera, sjellja e tyre është zë më vete.

Çfarë nuk përfshin çmimi për m²

Kur dikush thotë “kaq euro për metër”, flet vetëm për ndërtimin. Këto vijnë mbi të:

  1. TrualliÇmimi për m² i ndërtimit nuk e përfshin. Te shumë vila, trualli është gjysma e investimit.
  2. Projekti dhe lejaProjekti arkitektonik dhe inxhinierik, studimi i truallit, tarifat e lejes dhe dokumentacioni ligjor.
  3. Taksa e ndikimit në infrastrukturëE vendos bashkia dhe paguhet me lejen. Pyesni për përqindjen që zbatohet në zonën tuaj.
  4. Oborri, muri rrethues, pishinaPunimet e jashtme llogariten veç dhe shpesh nënvlerësohen.
  5. Mobiliet dhe pajisjetKuzhina, dollapët, ndriçuesit dhe pajisjet elektroshtëpiake.
  6. RezervaMbani mënjanë 10–15% për të papriturat e tokës dhe të kantierit.

Të ndërtoj, apo të blej një të gatshme?

Vilat e gatshme 200–300 m² shiten zakonisht 300.000–550.000 € në Tiranë dhe 300.000–800.000 € në bregdet. Shihni ku bie llogaria juaj kundrejt tyre:

Llogaria juaj merret nga seksioni 01: ndërtim dhe truall, pa projektin, taksat, oborrin dhe mobiliet. Shtojini para se të krahasoni.

Si ta mbani buxhetin nën kontroll

  1. Studiojeni truallin para se ta bliniPjerrësia, toka dhe lidhjet me infrastrukturën vendosin koston më shumë se çmimi i truallit.
  2. Mbajeni volumin kompaktÇdo kthesë e fasadës dhe çdo nivel shtesë shton sipërfaqe muri, çatie dhe themeli.
  3. Mbylleni projektin para kantieritProjekti i plotë me preventiv me zëra është mënyra e vetme për të krahasuar firmat e ndërtimit.
  4. Ndërtoni me faza, projektoni të gjithënMund ta lini pishinën ose katin e sipërm për më vonë, por parashikojini që sot në strukturë dhe instalime.
  5. Vendosni supervizionGabimet në karabina dhe hidroizolim janë më të shtrenjtat për t'u ndrequr më vonë.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton ndërtimi i një vile 150 m²?

Afërsisht 60.000–105.000 € në nivel standard dhe 120.000–150.000 € me cilësi të lartë, pa truallin, projektin dhe punimet e jashtme.

A përfshihet trualli në çmimin për m²?

Jo. Çmimi për m² mbulon vetëm ndërtimin. Trualli, projekti, taksat dhe oborri llogariten veç.

Sa zgjat ndërtimi i një vile?

Leja vjen para kantierit dhe kërkon kohën e vet. Ndërtimi i një vile matet me stinë, jo me javë; afatin e saktë e jep projekti.

Këshilla e arkitektit

Buxhetin e vendos projekti, jo kantieri. Çdo vendim që merret në letër kushton më pak se i njëjti vendim i marrë me betonin e derdhur.

ofWhite Architects

Studio arkitekture dhe interior design në Tiranë që nga 2010.

Versioni interaktiv në faqe →Na kontaktoniWhatsApp