ofWhite Architects

Fatjon Bardho · arkitekt · ofWhite Architects · 2026

Efiçenca energjetike: si ulet fatura që në projekt

Përgjigjja e shkurtër: fatura vendoset nga katër gjëra, në këtë radhë: orientimi, hijezimi, mbështjellja (izolimi dhe dritaret) dhe vetëm në fund pajisjet. Tri të parat vendosen në letër. Pas ndërtimit, të ndreqësh njërën kushton sa një fasadë e re.

Orientimi: ku shikon çdo dhomë

Dielli lind në lindje, ngrihet nga jugu dhe perëndon në perëndim. Shtëpia vendoset sipas tij:

  1. JuguSalloni dhe dhomat ku rrihet ditën. Dritare të mëdha me strehë sipër.
  2. LindjaDhomat e gjumit dhe kuzhina: diell në mëngjes, freskët pasdite.
  3. PerëndimiDielli i ulët i pasdites, më i vështiri për t'u ndalur. Pak xham dhe grila vertikale.
  4. VeriuBanjat, shkallët, depot. Dritare të vogla, sepse këtu vetëm humbet nxehtësi.

Streha: hije në verë, diell në dimër

Në mesditë dielli i verës në Tiranë është 72° mbi horizont, ai i dimrit vetëm 25°. Një strehë mbi dritaren e jugut ndal të parin dhe lë të dytin. Lëvizni thellësinë:

Për një dritare 2,2 m të lartë që shikon nga jugu, në mesditë, më 21 qershor dhe 21 dhjetor. Nga lindja dhe perëndimi streha nuk mjafton: dielli është i ulët dhe duhen grila vertikale.

Izolimi: sa centimetra

U tregon sa nxehtësi kalon përmes murit: sa më e vogël, aq më mirë. Shtoni izolim mbi një mur tulle 25 cm:

Llogaritur për një mur tulle me vrima 25 cm me suva (U rreth 1,4 W/m²K) dhe izolim me përçueshmëri 0,036 W/mK, si polisteroli ose leshi i gurit. Muri juaj mund të ndryshojë.

Dritaret: pika më e dobët e fasadës

Edhe dritarja më e mirë humbet disa herë më shumë nxehtësi se muri pranë saj:

Vlerat janë në W/m²K, për xhamin. Krahasojini me një mur të izoluar mirë, rreth 0,3. Korniza duhet të ketë ndërprerje termike, dhe montimi të mbyllë çdo çarje: një dritare e mirë e montuar keq është një dritare e keqe.

Pajisjet vijnë në fund

Kur shtëpia kërkon pak, pajisja që duhet është më e vogël dhe më e lirë:

  1. Pompa e nxehtësisëNga 1 kWh rrymë nxjerr 3–4 kWh nxehtësi. Punon më mirë me ngrohje në dysheme dhe në një shtëpi të izoluar.
  2. Paneli diellor për ujin e ngrohtëMe diellin e Shqipërisë mbulon pjesën më të madhe të ujit të ngrohtë nga pranvera në vjeshtë.
  3. Panelet fotovoltaikeKanë kuptim kur harxhoni rrymë ditën: kondicionim, pompë nxehtësie, punë nga shtëpia.
  4. Ajrimi me rikuperim nxehtësieNë një shtëpi të mbyllur mirë sjell ajër të pastër pa hedhur jashtë nxehtësinë.

Çfarë kërkon ligji

Baza është ligji nr. 116/2016 “Për performancën e energjisë së ndërtesave”:

  1. Kërkesat minimaleNdërtesat e reja dhe ato që rinovohen tërësisht duhet të plotësojnë kërkesat minimale të performancës së energjisë, të miratuara me VKM nr. 537/2020.
  2. Certifikata e performancës së energjisëE lëshon një auditues energjie dhe tregon sa energji harxhon ndërtesa për m² në vit. Ligji e parashikon për ndërtesat e reja dhe për ato që shiten ose jepen me qira.

Pyetje të shpeshta

Sa centimetra izolim duhen?

Pesë centimetrat e parë bëjnë punën më të madhe. Nga 10 cm e lart fitimi për çdo centimetër bie, dhe paratë vlejnë më shumë te dritaret dhe çatia.

Çfarë është më e rëndësishme: izolimi apo pajisjet?

Izolimi. Një pompë nxehtësie në një shtëpi pa izolim ngroh rrugën. Së pari ulet nevoja, pastaj zgjidhet pajisja.

A është e detyrueshme certifikata e energjisë?

Ligji nr. 116/2016 e parashikon për ndërtesat e reja dhe për ato që shiten ose jepen me qira. Për zbatimin në rastin tuaj pyesni projektuesin ose audituesin.

Këshilla e arkitektit

Radha e shpenzimit: së pari orientimi dhe streha, që nuk kushtojnë asgjë. Pastaj izolimi dhe dritaret. Pajisjet në fund, kur dihet sa pak duhet.

ofWhite Architects

Studio arkitekture dhe interior design në Tiranë që nga 2010.

Versioni interaktiv në faqe →Na kontaktoniWhatsApp