ofWhite Architects

Fatjon Bardho · arkitekt · ofWhite Architects · 2026

Si të llogarisni ndriçimin në çdo ambient: lumenët, shtresat dhe llojet e ndriçuesve

Përgjigjja e shkurtër: shumëzoni sipërfaqen e dhomës me luksin që i duhet (150 për sallonin dhe dhomën e gjumit, 200 për banjën, 300 për kuzhinën) dhe keni lumenët. Pjesëtojini me lumenët e një ndriçuesi dhe keni numrin. Pastaj shtoni dritën e punës dhe atë të theksit, sepse një tavan plot me spote nuk është projekt ndriçimi.

Pesë fjalë që duhen ditur

Janë të shkruara në çdo kuti llambe. Kush i lexon, nuk blen më me sy:

  1. Lumen (lm)Sa dritë nxjerr një llambë. Kjo është shifra që krahasohet kur blini, jo vatët.
  2. Luks (lx)Sa dritë bie mbi një sipërfaqe. 1 luks është 1 lumen mbi 1 m².
  3. Kelvin (K)Ngjyra e dritës: 2700 K është e ngrohtë si llamba e vjetër, 4000 K është e bardhë pune.
  4. CRISa saktë duken ngjyrat nën atë dritë, nga 0 në 100. Për banim kërkoni 90 e lart.
  5. Vat (W)Sa rrymë harxhon llamba, jo sa ndriçon. Një LED 7 W jep rreth 600 lumen.

Sa lumen i duhen dhomës suaj

Lumenët = luksi × sipërfaqja. Zgjidhni ambientin dhe vendosni metrat katrorë:

Kjo është vetëm drita bazë. Për mure të errëta ose tavan mbi 3 m shtoni 20–30%. Plani tregon një shpërndarje të njëtrajtshme në një dhomë me përmasa 4:3.

Vlerat janë në luks, pra lumen për m². Drita e punës llogaritet vetëm për sipërfaqen ku punohet, jo për gjithë dhomën.

Tri shtresat e dritës

Një dhomë e ndriçuar mirë ka tri lloje drite, secila me çelësin e vet. Ndizini një nga një:

Vetëm drita bazë: gjithçka duket, por dhoma është e sheshtë.

  1. Drita bazëMbush dhomën njëtrajtësisht: spote të inkasuara, plafonierë ose varëse. Është ajo që llogaritet me luks për m².
  2. Drita e punësBie aty ku punohet: mbi banak, te pasqyra, mbi tavolinë, pranë kolltukut të leximit. Do tre deri në pesë herë më shumë luks se baza.
  3. Drita e theksitNxjerr në pah një pikturë, një mur, një kamare ose tavanin. Nuk ndriçon dhomën, por i jep thellësi.

Ngjyra e dritës: sa kelvin

E njëjta dhomë ndryshon karakter me ngjyrën e dritës. Lëvizni shkallën:

  1. Jo më shumë se dy ngjyra në një dhomëPër shembull drita bazë 2700 K dhe drita e punës 3500 K. Tri ngjyra duken si rastësi.
  2. Kalim i butë nga dhoma në dhomëSallon 2700 K, korridor 3000 K, kuzhinë 3500 K. Jo nga 2700 drejt e në 4000.
  3. CRI 90 e lart kudoTe pasqyra e banjës, në dhomën e veshjes dhe mbi banak kërkoni 95. Me CRI nën 80 lëkura dhe ushqimi duken gri.
  4. Dimmer në dhomat kryesoreSallon, dhomë gjumi, dhomë ngrënieje dhe kuzhinë. E njëjta dritë shërben për të gatuar dhe për të ngrënë darkë.

Llojet e ndriçuesve dhe ku përdoret secili

Tetë lloje mbulojnë pothuajse çdo banesë:

Sa larg vendosen spotet

Largësia varet nga lartësia e tavanit, dhe rrethi i dritës nga këndi i spotit. Provoni të dyja:

Rregulli i lartësisë pjesëtuar me dy është pikënisje, jo ligj. Rreshti i parë vendoset 60–90 cm nga muri; më afër, drita bën harqe mbi mur.

Shtatë gabimet më të shpeshta

  1. Vetëm spote në tavanDhoma del e ndriçuar njëlloj kudo dhe duket e sheshtë. Hiqni disa spote dhe shtoni një dritë pune dhe një theksi.
  2. Dritë e ftohtë ku pushohetMbi 4000 K salloni duket si zyrë. Për sallon dhe dhomë gjumi qëndroni në 2700–3000 K.
  3. Ngjyra të përziera pa qëllimNjë llambë 3000 K pranë një 4000 K duket si defekt. Blini të gjithë ndriçuesit e një dhome me të njëjtin kelvin.
  4. CRI i ulëtLlambat më të lira kanë CRI rreth 80. Ndryshimi shihet te lëkura, te druri dhe te ushqimi.
  5. Asnjë dimmerDrita që mjafton për të pastruar është e tepërt për të parë një film. Pa dimmer keni vetëm një nga të dyja.
  6. Spot mbi kokëMbi jastëk, mbi divan ose përballë televizorit, spoti verbon. Zhvendoseni drejt murit.
  7. Banaku dhe pasqyra pa dritë puneMe dritë vetëm nga tavani, trupi juaj bën hije mbi banak dhe fytyra del me hije te pasqyra.

Pyetje të shpeshta

Sa lumen duhen për m²?

Për dritën bazë: 100–150 në sallon, dhomë gjumi dhe korridor, 150–200 në banjë, 200–300 në kuzhinë, 300 në studio dhe 400–500 në dhomën e veshjes. Drita e punës llogaritet veç.

Sa spote duhen për një dhomë 20 m²?

Në sallon: 150 luks × 20 m² = 3.000 lumen, pra 5 spote nga 600 lumen. Në kuzhinë: 300 × 20 = 6.000 lumen, pra 10 spote.

3000 K apo 4000 K?

2700–3000 K ku pushohet, 3500–4000 K ku punohet: mbi banak, te pasqyra, në studio. Mbi 4000 K nuk rekomandohet në banesë.

Sa larg njëri-tjetrit vendosen spotet?

Si pikënisje: lartësia e tavanit pjesëtuar me dy, dhe 60–90 cm nga muri. Me tavan 2,7 m dalin rreth 1,35 m.

Këshilla e arkitektit

Ndriçimi vendoset bashkë me mobilimin, jo pas tij. Para se të mbyllet tavani, shënoni në plan ku rri divani, krevati, tavolina dhe pasqyra: aty shkojnë pikat e dritës dhe çelësat.

ofWhite Architects

Studio arkitekture dhe interior design në Tiranë që nga 2010.

Versioni interaktiv në faqe →Na kontaktoniWhatsApp