Arkitektët janë kureshtarë nga natyra dhe udhëtimi emocionon shqisat në të gjitha dimensionet duke nxitur kreativitetin! Gjatë udhëtimeve të tyre, ata vëzhgojnë, vëzhgojnë kulturat, ndërtesat, përmasat, marrëdhëniet me dritën, materialet, hapësirat dhe i bartin këto në mënyrë të pandërgjegjshme të cilat mund të rishfaqen/ri-materializohen në konceptet e projekteve që ata po punojnë.
Por pse si arkitekt (jo vetëm) duhet të udhëtoni? Ne kemi përpiluar 5 arsye pse duhet të bëni udhëtime jashtë dhe brenda Shqipërisë:
01. Frymëzim
Ndodh që rutina të të rrëmben dhe të të konsumojë presioni për të sjellë gjithmonë diçka të re, që ndonjëherë përkthehet në “bllokim krijueshmërie”. Prandaj, lënia e “të njohurit” bëhet një domosdoshmëri. Udhëtimet kanë frymëzuar jo vetëm artistë dhe shkrimtarë, por edhe arkitektë.
02. Ndryshon mentalitetin tuaj!
Kur udhëton, gjithçka rreth teje ndryshon, duke filluar nga natyra, tipologjia e ndërtesave, më e rëndësishmja, kultura! Ju filloni të shihni një mënyrë të re jetese të shprehur në dimensione dhe ngjyra të reja. Ju mund të perceptoni një realitet të ri, nga ku pikëpamja juaj për botën ndryshon dhe merr shumë forma.

03. Të ndihmon të mendosh përtej kufijve!
Nuk ka asnjë udhëtim që nuk ju ndryshon! Të bën më të hapur ndaj botës dhe ngjyrave të saj, më të aftë për të përqafuar këndvështrime të ndryshme dhe pasuruar veten shpirtërisht dhe artistikisht!
Aftësia që fitoni nga udhëtimi për të pranuar ose parë në këndvështrime të ndryshme do t’ju bëjë të mendoni përtej kufijve në procesin tuaj krijues! Burimi i krijimtarisë mund të jetë natyra, ndërtesat historike ose përdorimi inovativ i teknologjive ekzistuese! Por është e sigurt që udhëtimi të ndryshon dhe të përmirëson rrënjësisht si person dhe si arkitekt.
04. Zbuloni jo vetëm kulturën por edhe veten
Nëpërmjet udhëtimeve, jo vetëm zbuloni dimensione të reja, por eksploroni edhe kulturën, arkitekturën, kuzhinën, artin, por mbi të gjitha zbuloni edhe veten. Udhëtimi ju ndihmon të zgjeroni horizontet tuaja dhe të pranoni lehtësisht këndvështrime që ndryshojnë nga tuajat. Udhëtimi është i nevojshëm për t’u zhvilluar personalisht dhe kreativisht.